SPORT

FOTO/ Futbollisti në Angli thyen ‘rregullat’ e koronavirusit, shikoni si argëtohet!

Ashtu siç kanë bërë vendet e mëdha, edhe Premier League aktualisht është pezulluar për shkak të frikës së koronavirusit.

Të gjithë futbollistët në Angli janë porositur që të vetizolohen, por rregullat nuk janë respektuar nga nga ylli i Evertonit, Xhordan Pikford.

Portieri i “Toffees” dhe kombëtares angleze është kapur mat nga tabloidi britanik “The Sun”, teksa shijon një birrë në një event boksi, ku të pranishëm ishin qindra vetë. 25-vjeçari ishte i shoqëruar nga gruaja e tij, Megad Devision dhe i biri, Arlo Xhorxh.

Skuadra e Ançelotit u urdhërua që të futet në vet-karantinim të premten, pasi një pjesëtar i stafit shfaqi shenja të “Covid-19”.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.