Hi Tech

Foto e teaserit paralajmëron “Detriot: Become Human” për PC

Më herët këtë vit mësuam se Detroit: Become Human po vjen në PC, duke e mundësuar lojën futuristike të Quantic Dream për platformën e re, me mbështetje për rezolucion 4K dhe përmirësime të tjera grafike, raporton Overclock3D.

David Cage, themeluesi dhe drejtori i Quantic Dream, gjithashtu e publikoi “screenshotin e parë të Connor për Detroit PC”, duke shfaqur detaje të larta në fytyrën e personazhit. Në tweetin e tij, Cage theksoi se lansimi zyrtar i lojës do të vijë së shpejti, shkruan KOHA Ditore. Në këtë moment, Detroit: Become Human për PC e ka terminin për publikim në fund të vitit 2019.

Detroit: Become Human në platformën PC do të jetë ekskluzive për Epic Games Store, ku loja aktualisht mund të para-porositet për një çmim prej 40 dollarësh.

Leave a Reply

Your email address will not be published.