Bota

Foto/ Dy policë janë qëlluar për vdekje, nga pasagjeri i një pedikabi, ndërsa ata po kryenin një patrullë të zakonshme në New Orleans në ShBA

Dy oficerë policie janë qëlluar në lagjen franceze të New Orleans në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Oficerët u qëlluan të premten në darkë nga pasagjeri i një pedikabi (mjet me pedale dhe kabinë ku përdoret si taksi në disa shtete).

Policia e New Orleans bën me dije se njëri polic është qëlluar në faqen e majtë, pak poshtë syrit dhe ndodhet në spital në gjendjeb të rëndë. Ndërkohë polici tjetër ka marrë plagë të lehta dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Dy oficerë të New Orleans janë qëlluar me armë. Njëri kishte 4 vite në profesion, ndërsa tjetri ishte veteran me 16 vite në polici. Ngjarja ndodhi teksa policia po bënte patrullën e zakonshme. Atentatori nuk është zbuluar akoma. Sot është një ditë e zezë për oficerët tanë, kështu që unë kërkoj nga ju që të luteni për ta dhe familjarët e tyre”- tha Shaun Ferguson./T.Ch