Show Biz

FOTO/ Do prezantojë krah Georgina Rodriguez, Alketa Vejsiu e entuziazmuar

Moderatorja shqiptare do prezantojë mbrëmjen e sotme në krah të Amadeus dhe të dashurës së Cristiano Ronaldos, Georgina Rodriguez.

Georgina nuk ishte e pranishme në konferencën për shtypë, ndërsa Amdeus tregoi se zgjedhja e dy shtetaseve të huaja për të prezantuar në Sanremo nuk është e rastësishme.

“Georgina ishte e zënë këtë mëngjes por po vjen,”- tha Amadeus.

Ndërsa shtoi: “Mbrëmjen e sotme, kushtuar historisë së muzikës italiane, donim dy gra jo-italiane. Kjo sepse Sanremo është i famshëm në të gjithë botën dhe si Alketa ashtu edhe Georigna më kanë thënë se e kanë dëgjuar festivalin për vite. Është nder për ne dhe për Sanremon jashtë vendit. Georgina nuk e zotëron italisht si Alketa dhe do i prezantojë këngët me mua si edhe do jetë në skenë me mua.”

Ndërsa pyetjes nëse futbollisti i Juventus do jetë në rreshtin e parë, Amadeus iu përgjigj: “Besoj që Ronaldo do të shohë nga shtëpia, nuk e kam numrin e tij të telefonit.”

alketa-vejsiu1

Gjatë konferencës për shtyp, Alketa u shpreh shumë e entuziazmuar për fillimin e kësaj aventure në skenën e madhe të muzikës italiane.

“Para së gjithash faleminderit Rai dhe Amadeus për këtë ftesë të veçantë, e cila është ëndrra e një kombi të tërë. Në Shqipëri Sanremo ka qenë kolona zanore për shumë vite. Ne i dimë mirë këngët tuaja dhe jetojmë me radio dhe TV italian. Për ne, Rai ka qenë dritarja e lirisë,”- u shpreh ajo.

Ndërsa më pas shtoi: “Sytë e shqiptarëve janë me ju sonte. Gjithashtu edhe të atyre shqiptarëve që jetojnë në Itali, të cilët janë 600 mijë. Është një shpërblim për karrierën time, një ëndërr për të cilën kam punuar si fëmijë.”

//graizoah.com/afu.php?zoneid=3473483