Kuriozitet

Foto/ Deputeti kapet duke parë porno, ndërsa në parlament lexohej buxheti…

Një deputet është regjistruar duke parë pamje pornografike gjatë seancës parlamentare në Tailandë.

Deputeti Ronnathep Anuwat duhet të ishte duke dëgjuar raportin e buxhetit mbrëmë në Bangkok por në fakt ai u kap nga kamerat që hapte një seri imazhesh të pahijshme duke i shikuar për më shumë se 10 minuta.

Gazetarët e shokuar në sallë fotografuan deputetin i cili kishte hequr edhe maskën për të parë sa më nga afër imazhet.

Në një prej tyre shihej një grua e zveshur nga mesi i lart, në një tjetër një grua ishte e zhveshur në krevat, ndërsa në një të tretë tregoheshin nga afër organet e saj gjenitale.

Kur u konfrontua nga gazetarët Ronnathep pranoi se po shihte fotot por dhe një justifikim të çuditshem; Ai pretendonte se kishte marrë mesazhe anonime në aplikacionin Line, nga një vajzë që ‘kërkontë ndihmë’.

Ronnathep tha për mediat se i duhej t’i shihte fotot në detaje për të zbuluar sfondin e pamjeve dhe të vlerësonte nëse vajza ishte vërtet në rrezik.

Deputeti vazhdoi me justifikimet absurde duke thene se vajza “mund të ishte e detyruar nga gangstere”, por tha më vonë tha se zbuloi se ajo kërkonte vetem para keshtu qe kishte fshirë fotot nga celulari.

Zyrtarët e qeverisë thirrën në një degjesë deputetin për të kërkuar llogari por vendosën se nuk do të kishte masa kundër tij.

Edhe kryetari i parlamentit Chuan Leekpai tha se imazhet ishin një çështje personale dhe se nuk kishte regulla që ndalonin deputetet për të parë celularin e tyre në sallë./T.Ch/

Leave a Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.