Kuriozitet

FOTO/ Çivita, qyteti italian piktoresk, ku ka më shumë mace se njerëz

Çivita mund të jetë qyteti italian më i veçantë.Në këtë qytet piktoresk ka një popullatë prej 20 macesh. Pse është kjo e çuditshme? Pasi numri i njerëzve që banojnë aty është pothuajse sa gjysma e kësaj shifre.

Me vetëm 12 banorë qyteti i gjendur në një pozitë gjeografike aspak të favorshme(ndodhet shumë larg çdo qyteti tjetër, i ndërtuar në shkëmb, pa rrugë të përshtashmë lidhëse) do të ishte në një rrënim ekonomik.

Për të hyrë në qytet duhet kaluar një urë madhështore 366 metra, për të mos përmendur peripecitë e tjera që rruga për në Çivita ofron. Por kjo nuk ka qënë aspak problem për turistët e shumtë, pas iniciativës që kryebashkiaku mori të rritur turizmin në vend.

Ai vendosi një shumë prej 1.50 euro si të detyrueshme për hyrjen dhe për çudinë e kujtdo kjo shumë duket se i rriti vlerën vendit, pasi turistët u shtuan në mënyrë të frikshme.
Tashmë bizneset në Çivita janë shtuar dhe nuk ka më probleme ekonomike.

Qyteti i mrekullueshëm ama ka shumë për të ofruar. Me pamje si nga një përallë, ndërtesat e tij të vogla të gurta i japin qytetit një atmosferë fantastike. Për shkak të pozicionit gjeografik, fotot e bëra dalin shumë të bukura dhe madje shumë turistë ngjiten në mure shumë të larta vetëm për të bërë një selfie.

Leave a Reply

Your email address will not be published.