Show Biz

FOTO/ Angelina Shala: Vetëm kjo më ka mbetur pa bërë

E suksesshme, e përfolur, ende si në të 18-at e saj. Angelina Shala e ka formulën e suksesit për të qëndruar gjithmonë e re, e freskët dhe e bukur. Këtë sekret e tregon në InfraRed të gazetës KOHA bashkë me shumë gjëra tjera që kurrë nuk i ka thënë më parë. Shpalosim më shumë nga “libri i jetës” së Angelinas

KOHA: A është Angelina emri juaj real?

Po, në certifikatë ky është emri im. Në të vërtet, shumë shqiptar ma bëjnë këtë pyetje, andaj mirë që u sqarua.

KOHA: Kur ishe ne luftë, kush ishte personi më i afërt i juaji?

Kushdo që ka qenë në luftë, e di që mbështetja e njëri tjetrit është diçka esenciale. Për mua, personi më i afërt ishte Rajmonda Reci.

KOHA: Pas lufte, pse nuk mendove të kyçeshe në politikë?

Sepse shkova në Gjermani. Kështu ishte e shkruar, përcaktimit të fatit nuk ke ku i ikën.

KOHA: A mendon që ndonjëherë mund ta besh një hap në këtë drejtim, pra të bëhesh pjesë e skenës politike?

T’ju them të drejtën, oferta kam pasur gjithmonë e vazhdoj të kem edhe sot, por deri më tani politika nuk ka qenë në interesat e mija. Të ardhmes nuk i dihet.

KOHA: Je këngëtare e aktore. Ndihesh më shumë këngëtare apo aktore?

Ndihem më shumë aktore, më fle më tepër. Dhe, po punoj me shumë përkushtim dhe dashuri në këtë drejtim.

KOHA: Nëse jeta juaj do te behej film, si do të titullohej?

“Dinastia”.

KOHA: A vazhdon të merresh me biznes?

Po, gjithsesi. Është një nga punët dhe angazhimet e mija më serioze. Jam e përkushtuar dhe për këtë arsye nuk ka munguar suksesi e triumfi në botën e biznesit.

KOHA: Dhurata më e çmuar qe e ke marrë në jetë?

Dua të mbete personale.

KOHA: Dukesh si 18 vjeçare. Si e ke ndalur kohën?

Nuk i marr gjërat aq personale, shumë afër zemrës. Ndoshta ky është sekreti.

KOHA: Vishesh e jeton në luks. Gjëja më e shtrenjtë qe e ke në dollapin tënd?

Mbi 5.000 euro. Nuk më pëlqen edhe aq të flas për gjëra të tilla, pasi nuk vishem shtrenjtë për ta krijuar imazhin e femrës luksoze.

KOHA: Marka jote e preferuar?

Tommy Hilfiger.

KOHA: Parfumi, aromën e së cilit nuk e ndërron me asgjë?

“Chanel-Chanse”. E dua shumë dhe e kam të parin në listën e të preferuarve.

KOHA: Kujt do ti thoshe “zemër të dua”?

Atij që e meriton.

KOHA: Planet, dëshirat…

Kam një mori planesh e dëshirash. Dëshira ime e madhe është të bëhem pilote.