
LEZHË- Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Lezhë-Shkodër ku si pasojë një person ka humbur vdekjen.
Top Channel mëson se aksidenti fatal ka ndodhur në afërsi të fshatit Mabe, ku një makinë ka përplasur një person i cili lëvizte me biçikletë anash rrugës. Viktima ende nuk është indentifikuar, ndërsa në vendin e ngjarjes kanë shkuar forca të shumta policie të cilët po punojnë për zbardhjen e plotë të këtij aksidenti./t.ch/

add a comment