Kosova

Foto/ Akademiku i LDK-së nuk e shkruan asnjë rresht për flamurin e Kosovës, madje ai (flamuri) nuk figuron fare në tekstet mësimore alternative të historisë të financuara nga BE

Studiuesi Shkëlzen Gashi, i cili  së fundi ka publikuar një seri shkrimesh në lidhje me (keq)përfaqësimin e shqiptarëve në tekste mësimore alternative, të hartuara nga historianë të Ballkanit (ku Kosova përfaqësohet nga akademik Frashër Demaj), të publikuar nga CDRSEE me seli në Selanik, e me mbështetje financiare edhe nga BE-ja, ka zbuluar edhe një fakt tjetër tronditës në lidhje me këtë projekt. Sipas tij: Kosova aty nuk përfaqësohet me flamurin e saj – shkruan Kosova.info

“CDRSEE me seli në Selanik, e me mbështetje financiare edhe nga BE-ja, angazhoi historianë të Ballkanit për hartuar gjashtë tekste mësimore alternative të historisë për shkolla fillore e të mesme të të gjitha vendeve të Ballkanit, të cilat i botoi në dhjetë gjuhë. Secili vend i Ballkanit përfaqësohej me nga një historian. Kosova nga akademik Frashër Demaj” – vë në dukje Gashi.

“Në librin e dytë “Kombet dhe Shtetet në Europën Juglindore” (2012) për secilin shtet figuron nga një fragment shkrimi i ndonjë personaliteti për qenësinë e atij shteti, shpjegimet për domethënien e flamurit, vetë flamuri i atij shteti, të dhënat për himnin e për origjinën e stemës së atij vendi. Për Kosovën asgjë” – zbulon ai.

Për të kuptuar më mirë se si ka rrjedhur ky lëshim i rëndë, Kosova.info i është drejtuar me një pyetje edhe akademikut, njëherësh deputetit nga radhët e LDK-së Frashër Demajt, por deri më tani, ai nuk ka dhënë ndonjë përgjigje./Kosova.info/

Leave a Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.