LAJMET

Forumi Ballkanik kundër Anti-Semitizmit 2020

Parlamenti shqiptar, në partneritet me Lëvizjen për luftimi e Anti-Semitizmit (CAM) dhe Agjencinë Hebraike për Izraelin, po organizon një forum dixhital të veçantë në rajonin e Ballkanit në përgjigje të rritjes së antisemitizmit.

Qëllimi i forumit, sipas organizatorit, do të jetë krijimi i një fronti të bashkuar në Ballkan për veprim të përbashkët kundër antisemitizmit, përfshirë luftën kundër urrejtjes dhe stereotipet nga diskursi ynë, duke krijuar një Evropë më tolerante.

Midis të pranishmëve do të jenë krerët e shteteve, ministrat dhe të dërguarit për antisemitizëm nga Ballkani. Njerëz të shquar nga rajoni i gjerë evropian dhe Shtetet e Bashkuara gjithashtu do t’u drejtohen pjesëmarrësve gjatë këtij forumi unik në internet, transmeton Kosova.info.

Çdokush i interesuar mund të ndjekë këtë forum përmes Youtube ose Zoom.
Aplikimet në lidhjen.