Kosova

Formimin e Gjykatës Speciale e kanë votuar edhe deputetët e AAK-së

Më 3 gusht të vitit 2015, ishte votuar Gjykata Speciale, e cila tashmë ka filluar që t’i thërras krerët më të lartë të shtetit të Kosovës, duke filluar nga kryeministri i dorëhequr, Ramush Haradinaj.

Pro kësaj gjykate, kishin votuar 82 deputetë, 5 ishin kundër dhe një abstenoi.

Gazeta Blic, ua sjell procesverbalin mbi votimet e deputetëve që votuan pro dhe kundër formimit të Gjykatës Speciale.
Ndër personat që kanë votuar pro kësaj gjykate, janë edhe disa deputetë të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.