SPORT

Formacionet zyrtare, Verona – Roma

Edin Dzeko është lënë në stol pasi pritet transferimi i tij te Juventusi, ndërsa Henrikh Mkhitaran është vënë në qendër të sulmuesit.

Mkhitaran do të mbështetet nga kapiteni i ri Lorenzo Pellegrini dhe debutuesit Pedro.

Edhe Marash Kumbulla që përfundoi transferimin e tij nga Verona te Roma këtë javë, nuk debuton kundër ish-klubit të tij, ndërsa në pozitë të tij do të jetë Bryan Cristante si qendërmbrojtës.

Nicolò Zaniolo, Diego Perotti dhe Javier Pastore janë jashtë fushe shkaku i lëndimeve.

Te Verona trajneri Ivan Juric, pasi humbi disa lojtarë kryesorë do të luajë me emra si Samuel Di Carmine e Tupta.

Verona: Silvestri; Cetin, Günter, Empereur; Faraoni, Tamèze, Veloso, Dimarco; Danzi; Tupta, Di Carmine. Roma: Mirante; Mancini, Cristante; Ibañez; Karsdorp, Diaëara, Veretout, Spinazzola; Pedro, Mkhitaryan, Pellegrini

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.