SPORT

Formacionet zyrtare: Shqipëri – Francë

Shqipëria dhe Franca i kanë publikuar formacionet zyrtare për ndeshjen e fundit të Grupit H në kuadër të kualifikimeve për Euro 2020.

Ndeshja që fillon në ora 20:45, do të zhvillohet në folenë e re të kombëtares kuqezi “Arena Kombëtare” në Tiranë.

Shqipëria tashmë i ka humbur gjasat për t’u kualifikuar në Kampionatin Evropian, derisa Franca tashmë e ka siguruar kualifikim.

Kjo përballje do të zhvillohet sa për prestigj, por që do të jetë një emocion i veçantë shkaku i stadiumit të ri që u inaugurua para pak çastesh.

Formacioni startues i Shqipërisë: Berisha, Lenjani, Hysaj, Veseli, Gjimshiti, Bare, Gjasula, Manaj, Qose, Dermaku, Balaj.

Formacioni startues i Francës: Mandana, Kimpebe, Varane, Lenglet, Griezmann, Giroud, Tolisso, Sissoko, Ben Yedder, Dubois, Mendy.

Leave a Reply

Your email address will not be published.