SPORT

Formacionet zyrtare: Liverpool vs Arsenal

Liverpooli dhe Arsenali kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e radhës në Ligën Premier. 

Reds janë nikoqir të Topçinjve në ndeshjen e vlefshme për javën e tretë në Ligën Premier, ndeshje e cila zhvillohet në Anfield nga ora 18:30. Ekipi i drejtuar nga Jurgen Klopp ka shënuar dy fitore në dy ndeshjet e para dhe synon tri pikët e radhës në takimin në shtëpi ndaj Arsenalit.

Në anën tjetër, edhe ekipi i Unai Emery ka gjashtë pikë nga dy ndeshjet e para dhe ka udhëtuar në Anfield për rezultat pozitiv.

LIVERPOOL starton me Adrian në portë. Në mbrojtje janë katërshja e përhershme: Robertson, Matip-Van Dijk, Alexander Arnold. Mesfusha përbëhet nga treshja Fabinho, Henderson (C), Wijnaldum. Ndërkaq në sulm treshja e frikahme, ku prin Roberto Firmino në qendër, kurse Salah e Mane janë në krahë.

Ndërkaq Arsenal në portë ka gjermanin Leno. Mbrojtja përbëhet prej Niles, Sokratis-David Luiz, Monteal. Në mesfushë: Guendouzi, Xhaka (C), Willock. Në sulm: Ceballos, Pepe, Aubameyang.

Befasi mbetet mosinkuadrimi nga minuta e parë i francezit Lacazzette.