SPORT

Formacionet zyrtare: Dinamo Kiev e Barcelona me shumë mungesa

Dinamo Kievi dhe Barcelona i kanë publikuar formacionet zyrtare për takimin e tyre të dytë në kuadër të Ligës së Kampionëve në rrethin e katërt.

Ndeshja e parë ishte fituar nga skuadra katalunase me rezultat 2-1, derisa sonte do të takohen nga ora 21:00 në stadiumin ‘ NSC Olimpiyskiy’.

Për këtë sfidë, Dinamo Kievi do të ketë shumë mungesa si,  Tsygankov, Syrota, Sydorchuk, Shabanov, Rodrigues dhe Lednev që janë të infektuar me coronavirus, derisa Besiedin (doping), Burda, Kostevych, Rusyn e Tymchyk, janë të lënduar.

Në anën tjetër, Barcelona nuk mund të llogarisë në, Sergio Busquets, Ansu Fati, , Gerard Pique, Sergio Roberto, Samuel Umtiti që janë të lënduar, derisa Lionel Messi e Frenkie de Jong janë lënë në pushim.

Formacioni startues i Dinamo Kievit: Bushchan, Verbic, Shepeliev, Shaparenko, De Pena, Mykolenko, Karavaev, Zabarnyi, Buyalskiy, Kedziora.

Formacioni startues i Barcelonës: Ter Stegen, Dest, Alena, Pjanic, Pjanic, Braithwaite, Coutinho, Pedri, Trincao, Firpo, Mingueza. /Telegrafi/