Hi Tech

Ford Escorti i vitit 1983 shitet mbi 30 mijë funte

Një Ford Escort klasik i vitit 1983 është shitur për mbi 30 mijë funte, gati pesëfishi i vlerës origjinale, shkruan The Sun.

Modeli i rrallë RS1600i kishte kushtuar rreth 6700 funte në vitin 1983.

Motori ka vetëm 400 kilometra të kaluar. Por, vetura i ishte nënshtruar një rinovimi dhe po ashtu u rindërtua edhe motori.

Kjo veturë i kishte takuar të njëjtit person nga viti 1994 deri në vitin 2011 dhe u shit më pas te një sallon i veturave.

Vlerësohej 19 mijë funte, por u shit në ankandin “King’s Lynn” për 31.320 funte.