“FOKUS AWARD 2021” – Ekspozitë Ndërkombëtare e Fotografisë

Ekipi kurator i edicionit të 12-të të FOKUS AWARD – Ekspozitës Ndërkombëtare të Fotografisë përbërë nga artistët: Elton Koritari, Osman Demiri dhe Burim Myftiu e kanë bërë përmbledhjen kuratoriale për vitin 2021. Ata kanë përzgjedhur  44 artistë nga: Shqipëria, Kosova, ShBA, Italia, Turqia, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Zvicra, Greqia, Bullgaria, Irani, Kroacia, Ukraina, Bosnjë e Hercegovinë, Serbia dhe Sllovenia.

Artistët:

Enis Abdullahu – Kosovë 

Zeni Alia – Shqipëri

Richard Arbas – SHBA

Boro Arsovski – Maqedonia e Veriut

Vasilis Artikos – Greqi 

Ibrahim Aysil Turqi 

Ernest Baba – Shqipëri

Jusuf Bajrami – Zvicër

Ergys Baki – Shqipëri 

Ana Batrićević – Serbi

Giuseppe Cardoni – Itali 

Francesco Congedo – Itali

Marco Corso – Itali 

Antonella Dargenio – Itali 

Sualdo Dino – Shqipëri 

Parisa Feyzollahi – Iran 

Giorgo Galimberti – Itali 

Flora Gatsenko – Ukrainë 

Florion Goga – Shqipëri  

Oxana Grinshteyn – Ukrainë 

Armand Habazaj – Shqipëri

Ahmed Hadrovic – Turqi 

Remzi Hasani – Kosovë 

Majid Hojati – Iran 

Eliza Hoxha – Kosovë 

Arton Humolli – Kosovë 

Fehmi Içyer – Turqi 

Ognjen Karabegovic – Kroaci 

Stepan Kucheriavy – Ukrainë

Marco Marcone – Itali

Diana  Maria – Rumani 

Rosa Mariniello – Itali 

Melissa Mey – Turqi 

Agon Nimani – Kosovë 

Blaz Poljansek – Slloveni 

Midhat Poturovic – Suedi 

Rina Statovci – Kosovë, 

Vlasov Sulaj – Shqipëri 

Blerta Syla Surroi – Kosovë 

Roni Shishko – Kosovë

Gent Shkullaku – Shqipëri 

Rozafa Shpuza – Shqipëri

Ina Toska – Shqipëri 

Ana Vukovic – Mali i Zi

Koncepti i këtij edicioni është MONO. 

Sfida e vërtetë është “të hequrit”. Të reduktosh, të konsumosh, të hollosh, të heqësh koret, të thërrmosh deri në esencë. Të qëndrosh larg stimujve të të tjerëve, në unicitetin tënd. MONO, si bazë e mijëra fjalësh të ndryshme nga njëra-tjetra por si një qëndrim artistik për të synuar esencën. 

FOKUS AWARD është event më i rëndësishëm i fotografisë në regjion themeluar dhe menaxhuar nga artisti Arben Alliaj – Drejtor Artistik dhe artisti Saimir Ahmeti – Menaxher.

Juria profesionale ndërkombëtare, përbërë nga tre anëtarë, do ta bëjë shpalljen e artistit më të mirë gjatë hapjes solemne të ekspozitës.

Çmimi FOKUS AWARD përfshin edhe një çmim monetary 1000$.

Ceremonia e hapjes së ekspozitës “FOKUS AWARD 2021” do të bëhet në Galerinë e Arteve “Vilson Kilica” në Fier, më 29 shtator 2021 në orën 19:00.

Ky event është mbështetur nga Bashkia Fier dhe Ministria e Kulturës. /Kosova.info/

Go to TOP