OPINION

Anton Çetta, shembull i harmonisë kombëtare dhe asaj fetare

Shkruan: Fadil MALOKU
1. Anton Cetta, për meritat dhe kontributin e Tij në sferën e etnopsikologjisë sonë kombëtare e sociale, e sidomos meritave të pajtimit të gjaqeve ku në vitet 90-ta arriti t’i homogjenizoj si asnjëherë më parë e me shpejtësi drite shqiptarët e Kosovës, sot e mot, e meriton të paktën një trajtim dhe status të dinjitetshëm në historinë e jetës sonë kulturore dhe asaj sociale. Dhe atë, Jo edhe aq shkaku i vetës së tij, as familjes, e as komunitetit fetar, sepse Ai, (ani pse ishte me origjinë katolike) nuk ishte as prift as klerik fetar, por, ishte dhe mbeti vetëm një patriot e shkrimtar modest shqiptar i Kosovës.

2. Ai me iniciativën që lindi nga disa student Pejan, për një pajtim gjithëkombëtar, në kohën kur Serbia vazhdonte të bënte kërdi me represionin e saj policor (mbi 700.000/shtatëqind mijë/ shqiptar i kishte marr në të ashtuquajtura “biseda informative”!) dhe me largimin nga puna (te 500.000/pesëqind mijë/ shqiptarëve etnik) arriti me plisin e bardhë në kokë, nëpër gjithë fshatrat e Kosovës së lodhur dhe të rraskapitur nga dhuna policore serbe, ta çrrënjosë për disa dekada fenomenin e plagës së hakmarrjes, që e kishte stimuluar, joshur e mbjellë me forma e metoda nga më të ndryshme, pushteti represiv serb.

3. Anton Çetta, që sot padrejtësisht s’e ka të ngritur asnjë bust në Prishtinë, nuk mund dhe duhet lejuar që të ta “krishtëroj” e as ta monopolizoj vetëm Kisha kosovare. Sepse, ai me tubimet e atëbotshme mbarë popullore (që e shoqëronte plisi i bardhë si bora!) pra, me angazhimin sublim për pajtim (lexo; homogjenizim) kombëtar, arriti ta reduktoj në maksimum plagën vëllavrasëse që e kornizoj dhe e kultivoj ekskluzivisht vetëm me norma morale harmoninë fetare ndërshqiptare! Kam pasur fatin të marr pjesë aktive edhe unë, në “karvanin” që e udhëhoqi dhe e qoj deri në fund ky patriot. Andaj, Nderimi që do i bëjmë Anton Çetës, në fakt ia bëjmë vetes, e jo Atij. Sepse, Ai është në botën e amshimit!