Florida: Vdes një person pasi goditet nga kamioni në paradën e krenarisë

Një person ka vdekur dhe një tjetër është plagosur rëndë pasi një person hyri me kamion në mes të një turme që po festonte për muajin e krenarisë.

Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e djeshme, në Wilton Maneors të Floridas, pak pasi kishte nisur parada e krenarisë, shkruan CNN, përcjell Klankosova.tv

“Të dy meshkujt u dërguan në Qendrën Mjekësore Shëndetësore Broward, ku njëri u shpall i vdekur,” tha detektivi i Departamentit të Policisë në Fort, Lauderdale Ali Adamson.

Adamson tha se FBI po ndihmon në hetim por nuk pranoi të thoshte nëse hetuesit besonin se incidenti ishte i qëllimshëm.

“Ne jemi duke vlerësuar të gjitha mundësitë,” tha Adamson. “Asgjë nuk përjashtohet.”

Go to TOP