SPORT

Florian Marku u kthehet triumfeve, fiton me nokaut në raundin e tetë

Boksieri shqiptar, Florian Marku, është rikthyer në ringun e boksit duke u përballur me Rylan Charlton, ku ka shënuar fitore me nokaut në raundin e tetë.

Marku u përballë me 28 vjeçarin në ‘The SSE Arena’,  në kategorinë welter.

Dy raundet e para ishin të barabartë me të dy boksierët që ndanin grushte dhe pëlqenin luftën.

Në raundin e tretë po ashtu, të dy boksierët kishin momente të mira.

Edhe raundi katër dhe pesë ishin i bukur për tu parë pasi kishte luftë dhe dukej sikur dy boksierët po kërkonin fitoren. Marku në raundin e katërt kishte një moment shpërthimi.

Raundi i gjatë solli momentin më të dobët të Florian Markut, pasi e nisi mirë, ai pësoi një goditje të bukur nga Charlton, duke rënë në nokdaun.

Por në raundin e shtatë Marku u kthye në lojë duke dhënë disa goditje të forta dhe duke e fituar këtë raund.

Marku vazhdoi me punë të mirë edhe në raundin e tetë, duke e dërmuar me grushte Charltonin, duke bërë që trajnerët e tij ta dorëzojnë meçin.

Marku vazhdon me rekord pa humbje, me tetë fitore dhe një barazim.