SPORT

Florian Marku në dilema nëse e ka fituar apo jo “duelin” me koronavirus

Boksieri shqiptar, Florian Marku, thotë se mund të ketë kaluar Koronavirusin, virus që po prek gjithë botën.

Nëpërmjet një postimi në llogarinë zyrtare, Marku tha se ka qenë 13 ditë me temperature, shenja të virusit COVID-19.

Sido që të jetë, ai thotë se tashmë ndihet shumë më mirë, derisa i ka dërguar mesazh të gjithëve që të qëndrojnë nëpër shtëpitë e tyre, pasi vetëm në këtë mënyrë “mund ta luftojmë armikun e padukshëm”, raporton Gazeta Express.