Rajoni

Flet për gjendjen atje pas tërmetit deputetja shqiptare në Kroaci

Deputetja shqiptare në Kuvendin e Kroacisë, Ermina Lekaj-Prljaskaj ka folur për gjendjen në Kroaci, pas tërmetit si pasojë e të cilit kanë vdekur shtatë persona dhe mbetëm mbi 20 të lënduar.

Lekaj-Prlajskaj tha se edhe kësaj here në Kroaci, shqiptarët u treguan shumë human dhe strehuan shumë familje të cilat mbetën pa shtëpi si pasojë e tërmetit.

Ajo u shpreh se furrtarët të cilët vijnë kryesisht nga rrethi i Hasit, po vazhdojnë të shpërndajnë bukë për të gjithë të prekurit nga tërmeti.

“Kishte 7 persona të vdekur dhe mbi 20 të lënduar. Siç e dimë ne shqiptarët jemi human dhe shumë shqiptarë që janë këtu në Kroaci dhe kanë dhënë kontributin e tyre, qendra e Petrinjës ishte tërësisht i rrënuar. Ata kanë përjetuar edhe luftën 20 vite më parë dhe thoshin se kjo është më keq sesa lufta”, tha ajo.

Shqiptarët në Kroaci kanë hapur edhe një faqe për mbledhjen e fondeve, ndërsa gjatë intervistës, deputetja shqiptare në Kroaci përmendi edhe rastin kur një familje shqiptare e cila është pronare e një furre në Petrinja të Kroacisë, kanë dhënë bukë për të prekurit nga tërmeti.

“Atë ditë, bashkë me mu, ata i kanë dërguar mbi 2 mijë bukë. Shumica prej tyre janë nga rrethi i Hasit, dhe për çdo ditë dërgojnë bukë për të prekurit. Shumë nga ta ka edhe që i marrin për t’i strehuar në banesat e tyre”, tha ajo në RTV Dukagjini.

Rreth 20 mijë shqiptarë jetojnë në qytete të ndryshme në Kroaci, ndërkaq deputetja shqiptare atje tha se besojnë se ka shumë më shumë shqipptarë atje, por që nuk janë deklaruar ende. “Në Kroaci kemi rreth 20 mijë shqiptarë, të deklaruar si shqiptarë që jetojnë, por ne mendojmë që ekzistojnë më shumë se kaq. Ne e kemi këtu një pjesë, kur fëmija që lind e nuk i kanë prindërit me origjinë nga kroate, atyre hapësira ku u shkruan kombësia nuk e plotësojnë, e lë ë të zbrazët në mënyrë që ata kur të arrijnë moshën madhore të zgjedhin vet se si duan të shkruhen, si ndjehen ata. Prandaj, ka shumë më shumë shqiptarë, por që nuk janë të deklaruar”, u shpreh Lekaj-Psljaskaj.