EKONOMI

Flet ministri i parë i Transportit / Autostradat u ndërtuan për interesa individuale e jo për popullin

Ish ministri i parë i Transportit dhe postë-Telekomunikacionit në Kosovë Zef Morina, flet për gjendjen e infrastrukturës rrugore në vendin tonë e posaçërisht për autostradat në një bisedë për “Syri.net Kosova.

Ai thotë se me siguri është për tu lavdëruar puna e përgjithshme e infrastrukturës, e cila është bërë në Kosovë, megjithëse ka shumë lëshime dhe shumë gjëra është dashur të punohen edhe më mirë.

Sipas tij atëherë buxheti ishte i vogël dhe bënë projekte të domosdoshme për infrastrukturën e përgjithshme në vend. Bënin projekte të cilat duhet të realizoheshin në vazhdimësi, por kjo fatkeqësisht sipas tij nuk ka ndodh, por pasardhësit e tij kanë bërë disa veprime të cilat kanë ndikuar negativisht qoftë në zhvillimin e infrastrukturës, por edhe në ato ekonomike.

Projekti i autostradës Durrës -Prishtinë, tashmë “Ibrahim Rugova” ishte punuar më 2004 dhe ka qenë i paraparë që rruga të ndërtohet nga Vërmica deri në Merdare me një gjatësi prej 117 kilometrash dhe vlera e paraparë e saj ka qenë 630 milionë euro, ku ishin të parapara edhe 4 tunele me një gjatësi prej 4 kilometrash. 

“Më pas ministri Limaj e ka ndryshuar trasenë që ka bërë një gabim shumë të madh, duke e zhvendosur nga një korridor ndërkombëtar pan evropian në një rrugë e cila do të lidhej me atë Prishtinë Pejë. Këtu pos që është bërë një devijim edhe rruga nuk është bërë si duhet, shpronësimet kanë qenë shumë të shtrenjta dhe jashtë çdo norme. Çmimi për një kilometër ka dalë të jetë më i shtrenjti në Evropë që do të thotë kjo rrugë nuk e ka arsyetuar vetën qoftë në aspektin ekonomik e të tjera, sepse një rrugë e tillë të kushtoi mbi 13 milionë euro për kilometër është me të vërtet barrë shumë e rëndë qytetarët e vendit tonë”, tha Morina.

Ish ministri, shtoi se përveç kësaj, në atë kohë kur e kanë punua projektin, ka pasur shumë të interesuar që të ndërtohet me koncesion e jo me mjete të buxhetit të shtetit, gjë e cila kishte me qenë shumë më mirë, sepse e koncesioneri ka pas mundësi dhe obligim të bëjë mirëmbajtjen.

Tash për çdo vit shpenzohen deri në 30 milionë euro për mirëmbajtje, që do të thotë që për dhjetë vjet do të dyfishohet çmimi i saj.

“Projektet tjera që ne i kemi paraparë atëherë nuk janë realizuar si duhet. Rruga Prishtinë Pejë, ka mbetur në gjysmë dhe e cila ishte paraparë të zgjerohet nga Peja drejt Gjakovës e Prizrenit. Është një kërkesë e qeveris për ndërtimin e autostradës së Dukagjinit dhe mendoj se kjo është një kërkesë jo reale, sepse nuk e kemi luksin të harxhojmë edhe mbi 1 miliardë euro, sepse rruga ekzistuese mund të zgjerohet”, tha Morina.

Ministri i parë i Transportit, kërkon nga qeveria e re që të mos e realizoi projektin në fjalë, por të merret me përgatitjen e një traseje e cila kishte me qenë jo e shtrenjtë, por shumë ekonomike për qytetarët.

Zef Morina

Ndërsa për autostradën Prishtinë Shkup, tha se është bërë i njëjti gabim dhe si duket është bërë me qëllim dhe atë për shkaqe financiare dhe interesave të tenderuesve dhe ka mundur të bëhet me çmim më të ulët. Ajo që kam vërejt dhe është gabim i pafalshëm si nga ekzekutuesi dhe qeveria është ndërtimi I urave qoftë Viadukte e Esakade, të cilat e kanë shtegun aq shumë saqë është e pa akceptueshme. Pos kësaj teknikisht nuk janë në rregull, sepse pjerrtësia e urës është mbi 4.5 për qind, gjë e cila nuk lejohet në aspektin profesional pasi që urat janë element i rrezikshëm gjatë ngasjes së automjeteve gjatë dimrit dhe gjatë kësaj stine do të ketë aksidente dhe humbje jetësh të qytetarëve të cilët lëvizin në atë autostradë.

Sipas Zef Morinës rrugët lokale janë punuar deri diku mirë nga qeveritë, ndërsa kualiteti I rrugëve është jashtë çdo niveli dhe kjo mbetet breng. Kjo është një marrëveshje ndërmjet projektuesve e ekzekutuesve, duke bërë dallavere në tenderë përmes paramasës e parallogarisë, në mënyrë që vetëm ata të cilët i njoftojnë sesi duhet të ofertojnë e vejnë çmimin në oferta të marrin punën, duke dëmtuar cilësinë e rrugëve sidomos nga viti 2010 e këndej.

“Autostrada e Gjilanit ka qenë e nevojshme pavarësisht se traseja nuk është e qëlluar, sepse ajo që ishte e paraparë nga Vërmica për Merdare, ishte paraparë të kalonte nga Prizreni, në Shtime ka pasur nga aty të degëzohej për në Gjilan, ndërsa me zgjedhjen e re që kanë bërë kanë devijuar trasenë si në aspektin e fizibilitetit dhe interesit të qytetarëve nuk i plotëson kriteret të cilat janë të domosdoshme që të ndërtohet një autostradë”, tha Morina.

Ish ministri shtoi se sigurisht që lidhja e Kosovës me Luginën e Preshevës është shumë e nevojshme, por fatkeqësisht këtu qoftë projektuesi e ministria, nuk kanë qenë vigjilent dhe nuk kanë dhënë zgjidhjen më të mirë të mundshme.

Sipas tij viteve të fundit buxhet ka pas mjaft ministria dhe ka pasur mundësi me realizuar më shumë projekte. Ministri aktual shumë gjëra që është dashur t’i kryej nuk ka mundur t’i realizoi.

Ministri i parë i rrugëve pyet se si është e mundur që një ministër duke mos analizuar mirë e duke mos bërë një llogari si duhet të pranoi një kompani e cila ka qenë vetë fajtore dhe ka qenë pjesë e përgjegjësisë në vonimin e autostradës “Arbër Xhaferi” të pranoi t’i paguaj 53 milionë euro. Këtu ka bërë një gabim shumë të madh dhe këtë nuk është dashur ta bëjë pavarësisht se ndoshta ka pasur presion nga qeveria. Ministri është përgjegjës për atë institucione e jo qeveria dhe çdo përgjegjësi bie mbi të e jo qeverisë.

“Ministri dihet se është post politik, por ai duhet të ketë së paku njohuritë elementare për ministrinë që udhëheq dhe potë isha në vend të tij nuk do të pranoja postin e ministrit të infrastrukturës dhe nuk do të pranoja as unë nesër që të bëhesha ministër i Shëndetësisë”, tha Zef Morina.

Ai shtoi se gjatë këtyre dy viteve Lekaj është munduar të punoi, por gjërat nuk janë të suksesshme, ku edhe ministria është ngulfatur nga punëtorët në kontrata mbi vepër dhe ministria duhet të ketë ekspertë e njerëz kredibil e jo me mbush me punëtorë kot.

//graizoah.com/afu.php?zoneid=3473483