Kosova

Flet gruaja e Abid Jasharit, të riut nga Prishtina që u vra dje

Abid Jashari u qëllua me disa plumba dje në afërsi të gjimnazit “Ahmet Gashi”, duke mbetur i vdekur në vendin e ngjarjes.

Jozyrtarisht ditëve të fundit është raportuar se deri te ngjarja ka ardhur për shkak të disa problemeve familjare.

Kurse për këtë ngjarje është arrestuar një i dyshuar.

Bashkëshortja e të ndjerit Abid Jashari, Selvije Shkodriqi që ka mbetur me tre fëmijë tregon të gjithë ngjarjen që i parapriu vrasjes së burrit të cilën e kreu djali i vëllait të saj.

Selvija ka thënë për Klan Kosova, se Abid Jashari, 34 vjeçar, u kërcënua vazhdimisht me mesazhe dhe telefonata.

Një natë para vrasjes ata të dy ishin përleshur edhe fizikisht.

Për këtë rast, ajo thotë se Abidi e kishte lajmëruar rastin në polici rreth orës 3;30 të mëngjesit të së mërkurës.

Shfaq më shumë

Leave a Reply

Your email address will not be published.