Kombëtare

Flet babai i 19 vjeçares nga Vushtrria vdekja e së cilës po hetohet nga policia

Me datën 20 mars, kishte ardhur për vizitë mjekësore në Urgjencën e Vushtrrisë. E tri ditë me vonë një 19 vjeccare nga fshati Begaj këtu ishte kthyer prapë.

Në të dyja rastet, mjekët e kësaj urgjence, pasi ia shkruan terapinë, atë e lëshuan në shtëpi. Por, 1 javë më vonë gjendja e saj u përkeqësua.

Pas kësaj, familjarët e shqetësuar e dërguan 19 vjecaren tek Emergjenca në Vushtrri.

Ajo nuk arriti t’iu bëj ballë problemeve shëndetësore, dhe si pasojë e kësaj ndërroi jetë mëngjesin e së shtunës.

Në familjen e saj në fshatin Begaj, familjarët po i prisnin ata pak njerëz që në këtë kohë pandemie, mund të vinin për ngushëllime.

Babai i 19 vjecares, përmes telefonit, për T7 ka fajësuar mjeket në spitalin e Vushtrrisë, për moskujdes.

I pyetur nëse e ka sjellur vajzën në Klinikën Infektive në QKUK, ashtu siç u raportua,  ai ka dhënë këtë përgjigjje.

Edhe familjarë të tjerë i kanë thënë T7 se vajza ishte dërguar në QKUK mirëpo nuk kanë specifikuar se në cilën klinikë.

Ndërkaq Policia rastin e vlerësoi si vdekje të dyshimtë.

Madje sipas raportit për shkak të gjendjes së krijuar nga koronavirusi, e ndjera nuk mori trajtim mjekësor në klinikën infektive.

Raportohet se viktima femër K është sjellë nga familjarët në gjendje të rëndë shëndetësore dhe gjatë trajtimit nga stafi mjekësor ka ndërruar jetë. Viktima ishte paraqitur para disa ditëve te mjeku dhe ishte udhëzuar që të spitalizohet në Infektivë, por për shkak të rrethanave të Epidemisë e njëjta nuk ishte kontrolluar te mjeku. Në repartin e emergjencës kanë dalur njësitë përkatëse policore dhe me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion. 

Por këtë situatë pasditen e së dieles e sqaroi Ministria e Shëndetësisë.

Në raportin e spitalit të Vushtrrisë dërguar MSH’së kanë treguar se në cfarë gjendje e kanë pranuar pacienten.

Asaj po ashtu i është bërë edhe testi për koronavirus. Por, problemi i saj shëndetësor rezultoi që nuk ka të bëjë me ndonjë sëmundje infektive.Ndërkaq, Klinika Infektive e QKUK’së ka njoftuar se pacientja, tashmë e ndjerë, nuk figuron në librin e protokollit të Klinikës Infektive se është vizituar gjatë 10 ditëve të fundit në këtë klinikë.

//graizoah.com/afu.php?zoneid=3473483