Kosova

Flet avokati i Kadri Shala, ndalohet për 48 orë

Kadri Shala, pronar i kompanisë “LDA Group”, ku shkuan rreth 2.1 milionë eurot e shtetit nga disa transaksione ilegale, sot është dorëzuar në Polici, ku është intervistuar në prani të avokatit të tij, Osman Hoxha.

Avokat i Shalës është paraqitur para mediave pas përfundimit të intervistimit të klientit të tij. Ai tha se intervistimi i gjatë ka shkuar mirë dhe se policët kanë pasur sjellje korrekte me Shalën. “Sot dikun rreth ores 12:45 minuta jemi paraqitë. Sjellja ka qenë korrekte. Janë respektu të drejtat, liritë e klientit tim… Të njëjtit, sapo përfunduam intervistën, iu konfirmua se Prokuroria Speciale ka lëshuar udhër për paraburgim për 48 orë. Ka udhetu per nje kohe te shkurter per ne Turqi, eshte kthyer sot”, ka thënë avokati.