Kosova

Flasin nga Nisma pas ankesës në Gjykatë Kushtetuese: Pragu nuk varet nga votat e diasporës

Dardan Gashi nga Nisma Social Demokrate ka konfirmuar se koalicioni Nisma-AKR-PD, i është drejtuar Gjykatës Kushtetuese për votat e ardhura nga diaspora me vonesë në zgjedhjet e 6 tetorit.

Gashi në një prononcim për Klan Kosovën e ka konfirmuar se partia e tij ka dërguar ankesë në Gjykatën Kushtetuese, pas vendimit të Gjykatës Supreme, e cila sipas tij i legjitimojë votat e ardhura me vonesë nga diaspora.

Votat nga diaspora dhe me postë është dashur të vijnë deri me datë 5 tetor, sipas rregullores së KQZ’së, ndërsa Gashi thotë se ato kanë ardhur pas një jave, pasi ka përfunduar afati.

“Arsyeja se pse na jemi ankuar në Gjykatën Kushtetuese është vendimi i jashtëligjshëm i Gjykatës Supreme. Rregullat, ligji dhe rregullojra nga KQZ, e tregon saktë se votat me postë dhe nga diaspora është dashur të vijnë deri me 5 tetor”, ka thënë Gashi.

Tutje ai ka thënë se Nisma nuk është kundër votave të diasporës, por është kundër jo ligjshmërisë.

“Nisma nuk është kundër votave të diasporës, por është që të mbrohet ligjshmëria”, ka thënë Gashi.

Në fund ai ka thënë se Nisma e ka kaluar pragun dhe arsyeja e ankesës nuk është pragu, por është ligjshmëria dhe se Nisma nuk varet nga ato vota. 

Leave a Reply

Your email address will not be published.