SPORT

Flamurtari mposht Llapin dhe siguron qëndrimin në elitë

Flamurtari e ka fituar ndeshjen vendimtare kundër Llapit (3-2) për të shmangur barazhin dhe për të siguruar që edhe në sezonin e ardhshëm të luajë në Superligën e Kosovës në futboll.

Në duelin e zhvilluar në Prishtinë, të parët shënuan mysafirët përmes Behar Maliqit, i cili shënoi në minutën e 16-të.

Të gjitha lajmet nga Superliga e Kosovës

Për të arritur një epërsi komode në pjesën e parë u kujdes Egzon Krasniqi, i cili e shënoi golin e tretë për vendasit (31′).

Në gjysmën e dytë të takimit, vendasit arritën që ta ngushtonin më shumë rezultatin duke e realizuar golin e dytë me anë të Ahmed Januzit (75′).

Për të shmangur barazhin, Flamurtarit i mjaftonte edhe barazimi, mirëpo kryeqytetasit u kujdesën për pikë të plota.

Llapi, nga ana tjetër, hyri në këtë ndeshje pa ndonjë motivim, pasi që ishte jashtë garës për titull, ndërsa e kishte siguruar pozitën e tretë në tabelë shumë kohë më parë.

//graizoah.com/afu.php?zoneid=3473483