Show Biz

Flaka Krelani me foto provokuese

Flaka Krelani është një prej personazheve publike që rrëmben vëmendje thuajse çdo herë.

Këngëtarja shqiptare njëherësh është mjaft aktive edhe në rrjetet sociale, teksa nuk heziton të publikojë imazhe dhe video të ndryshme.

Ajo gjatë ditës së sotme (e diel) ka publikuar një fotografi atraktive, ku ka vënë në pah figurën trupore.

Ndonëse vjen me një dukje më ndryshe, Krelani ka arritur të jetë në fokus të mediave me linjat e bujshme trupore.

Dhe kjo nuk është hera e parë që Flaka shfaqet e tillë, duke qenë kështu një prej artisteve më tërheqëse të estradës shqiptare.

Zeshkania javë më parë erdhi në bashkëpunim me reperin amerikan, Young Noble dhe ky projekt u prit shumë mirë nga publiku.

Krelani po ashtu shquhet për vokalin e saj të fuqishëm dhe zhanrin ‘rock’, të cilit i ka qëndruar besnik prej vitesh.