Show Biz

Fjolla Morina lajmërohet me momentet e lumtura me vajzën

Këngëtarja e njohur shqiptare, Fjolla Morina, gjatë këtyre ditëve ka qenë në qendër të vëmendjes.

Kjo pasi ajo u arrestua të shtunën, pas kalimit të kufirit Kosovë-Shqipëri, ku në Doganën e Shqipërisë, pas një kontrolli rutinë nga Policia e Shtetit iu gjet një armë zjarri dhe një armë çakmak.

Ajo u shoqërua për në paraburgim në Kukës pasi nuk kishte leje për armën në fjalë, dhe mbi të rëndon akuza “Trafikim armësh dhe municionesh”.

Të martën u bë edhe gjyqi i saj, ku Fjolla u la në arrest shtëpiak për 30 ditë deri në një vendim të dytë.

Asaj i është gjetur edhe një banesë me qira në Kukës, ku është e detyruar të jetojë për një muaj deri në vendimin e ri të gjykatës.

Megjithëse qëndroi në heshtje dhe pa dhënë ndonjë deklaratë për publikun lidhur me rastin, Fjolla Morina, u lajmëruar të mërkurën në Instagram, pas zhurmës së madhe medatike që u krijua të martën.

Ajo ka publikuar disa imazhe ku shfaqet duke shijuar çaste të këndshme me vajzën e saj të vogël, Alayah, ndërsa duket e buzëqeshur dhe e lumtur. Mesa duket, pas gjendjes mjaft të rëndë gjatë këtyre ditëve, këngëtarja më në fund është takuar me familjarët e saj dhe ndjehet më e qetë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.