Bota

Fjalët e të pastrehut libanez që përlotën botën pas shpërthimit në Bejrut: Kam fjetur nëpër rrugë, tani as ato nuk i kam

Pas shpërthimit të fuqishëm që “zhduki” një lagje të Bejrutit, rrugët e kryeqytetit libanez ngjajnë me skenat e filmave apokaliptik.

Ndërtesat e shembura, objektet afariste të bëra “rrafsh me tokë” si dhe porti ku gjendeshin depotë me materie të ndryshme kimike tashmë nuk ekzistojnë, transmeton Telegrafi.

E një i pastrehë i moshuar e ka përshkruar këtë situatë rrëqethëse me pak fjalë: “Zakonisht gjumin e bëj në rrugë, e tani nuk i kam as ato rrugë”.

Këto fjalë të tij kanë përlotur botën, madje shumë njerëz nga e mbarë bota e kanë përkrahur duke u lutur që sa më shpejtë që gjej strehim.

Kujtojmë që nga shpërthimi i materieve kimike kanë humbur jetën mbi 150 persona dhe mijëra tjerë janë lënduar.

E dëmet materiale vlerësohen se kapin shumë e miliard dollarëve.

//graizoah.com/afu.php?zoneid=3473483