SPORT

Fjalët e Khabib Nurmagomedov për babanë e tij tregojnë se sa e donte atë dhe sa shumë do t’i mungojë në jetën e tij

Khabib Nurmagomedov foli me shkëlqim për babanë e tij të ndjerë vitin e kaluar dhe kjo tregon se sa shumë do t’i mungojë atij.

Babai dhe trajneri i Khabib, Abdulmanap, me fat të keq ndërroi jetë të premten për shkak të komplikimeve të sëmundjes infektive të coronavirusit.

Ai luajti një rol të madh në jetën e djalit të tij dhe karrierën profesionale si kampion UFC.

Duke folur në shtator të vitit 2019, përpara mbrojtjes së titullit të tij në UFC kundër Dustin Poirier, Khabib foli për rëndësinë që ka babai i tij në jetën e tij.

Kampioni peshave të lehta në UFC gjithashtu preku ndikimin e tij pas fitores së tij në UFC 242.

“Babai im është gjithashtu trajneri im, unë e kujtoj atë para së gjithash si baba dhe më pas si trajner”, shpjegonte luftëtari i pamposhtur në atë kohë.

“Unë mendoj se nuk ishte e lehtë për të të më rriste si luftëtar dhe si djalë. Mendoj se ishte shumë e vështirë. Unë vetë tani jam baba, kam një djalë. E kuptoj vetëm atë që ai ndjen për mua”.

“Ai luajti një rol të madh në jetën time, dhe deri më tani ai ende vazhdon të jetë trajneri im dhe natyrisht babai im”.

“Familja luan një pjesë të madhe në jetën time. Unë gjithmonë i vendos ata përpara gjithçkaje. Unë nuk shoh ndonjë gjë më të rëndësishme në këtë jetë sesa familja. Mendoj se duhet t’i vendosim gjithmonë në radhë të parë”, përfundonte Khabib.

Abdulmanap vdiq në mënyrë tragjike në moshën 57-vjeç për shkak të komplikimeve të COVID-19.

Ai pësoi një sulm në zemër pasi u diagnostikua me coronavirus dhe më pas iu nënshtrua një operacion urgjent. Ai u vendos dy herë në gjendje kome të shkaktuar e cila u raportua si “serioze, por e qëndrueshme”.

Por, ai më vonë u lajmërua si i vdekur në një spital të Moskës.

//graizoah.com/afu.php?zoneid=3473483