Kombëtare

Fjala as në Rahovec nuk fton qytetarët në tubim, prezanton kandidatët

Partia Fjala sot në Rahovec zhvilloi fushatën zgjedhore për zgjedhjet e 6 tetorit 2019, e ku po ashtu kjo parti nuk kishte ftuar qytetarët në tubim.

Sipas njoftimit për media të kësaj partie, anëtari i kryesisë së kësaj partie, Avni Çakmaku tregoi se “edhe sot nuk i kemi ftuar qytetarët në tubim në fushatë, por i kemi ftuar mediat dhe disa nga kandidatët tanë”.

“Arsyeja pse qytetarët nuk i kemi ftuar në tubim është se për 20 vjet pas luftës, qytetarët janë mashtruar, janë gënjyer dhe janë detyruar që emigrojnë drejt perëndimit pikërisht nga kjo klasë politike e deritanishme”, ka thënë ai

Çakmaku në fund prezantoi edhe kandidatët për deputet nga Rahoveci Sabahajdin Kollari, Avdarmon Sharku, Musa Krasniqi dhe Kastriot Fetahu.

//graizoah.com/afu.php?zoneid=3473483