Kosova

Fitore Pacolli, LDK-së: Ka afër Nismën që mezi e kaloi pragun dhe AAK-në që është në rënie e sipër

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje Fitore Pacolli ka hedhur akuza të rënda ndaj Lidhjes Demokratike të Kosovës, ku thotë se për shkak të saj vendi tani duhet të shkojë në zgjedhje.

Pacolli thekson se e gjitha ndodhi për shkak se LDK ndryshoi qëndrimet e saj, duke dalur komplet nga ajo që u kishte premtuar qytetarëve bashkë me LVV-në, njofton Klan Kosova.

”Secila forcë politike që hyn në parlament me vota të popullit në bazë të premtimeve politike që jep në kampanjë dhe pas pak ditëve shkel mbi premtimet e veta, dhe tjetërson komplet qëndrimin e saj, këto forca politike e humbin legjitimitetin dhe kështu është në demokraci”.

”Ti votohesh për të përfaqësuar popullin, votohesh në bazë të programit politik dhe premtimeve politike që jep në fushatë”.

”Premtimet politike që ka dhënë edhe Lëvizja Vetëvendosje por edhe Lidhja Demokratike janë ato për të cilat ka votuar populli. Në momentin kur VV ka vazhduar t’i respektojë parimet e saj, LDK ka ndryshuar kurs”.

”Dhe në momentin kur ndryshon kurs dhe del komplet në shpërputhje të asaj nga ajo që ke premtu ky është mashtrim”.

”Ne kishim një rezultat ku LVV dhe LDK arritën që të formojnë një Qeveri e cila nuk varej nga Lista Serbe, papritmas pamë një ndryshim të LDK-së e cila u kthye në përvojën e saj të kaluar, ku gjithmonë në bazë të interesave të saj të ngushta bënë edhe ndryshime të saj në lëvizje varësisht se si i përshtatet tereni”.

”Dhe për shkak të saj tashmë na duhet të shkojmë në zgjedhje”.

Ajo shprehet tutje në Info Magazine se LDK tashmë ka afër vetes vetëm parti të vogla, duke përmendur që në zgjedhjet e kaluara Nisma mezi kishte kaluar pragun dhe sipas saj tashmë AAK është në rënie e sipër, njofton Klan Kosova.

”Sa i përket partive të tjera të cilat LDK i ka afër, janë parti mjaft të vogla me një rezultat tejet që nuk bënë ndonjë dallim”.

”E kemi Nismën e cila mezi arriti ta arrijë pragun dhe e kemi AAK-në e cila është në rënie e sipër”.

”Përveç LDK-së është PDK-ja prapa saj e cila luan lojën e dyfishtë dhe ka komplet interesat e përbashkëta me LDK-në”.

”Ne po e shohim një lojë, tentim-mashtrimi që po i bëhet popullit të Kosovës”.

”Nuk janë të gjithë bashkë kundër Vetëvendosjes, por janë të gjithë bashkë kundër vullnetit të popullit”.

Leave a Reply

Your email address will not be published.