SPORT

Fitojnë Drita dhe Ballkani, por humbin garën edhe matematikisht

Drita ka regjistruar fitore prej 3-0 në udhëtim te Drenica në ndeshjen e zhvilluar në stadiumin “Bajram Aliu” në Skenderaj.

‘Intelektualët’ e kryen punën e tyre një xhiro pa përfunduar kampionati, mirëpo kanë mbetur pesë pikë prapa Prishtinë, ashtu që tashmë matematikisht janë jashtë garës për titull.

Skuadra tjetër konkurrente për titull, Ballkani, në xhiron e parafundit fitoi përballë Trepçës ’89.

Ekipi nga Suhareka e fitoi takimin, në të cilin u shënuan gjashtë gola (4-2), megjithatë mbeti shtatë pikë prapa kampionit të ri të Kosovës.