SPORT

Fisnik Rugova transferohet te Rahoveci

Fisnik Rugova është larguar nga Prishtina dhe ka nënshkruar me Rahovecin.

Vreshtarët këtë e kanë bërë të ditur me anë të një postimi në faqene tyre, duke e theksuar se me afrimin e qendrës prishtinase do të bëjnë gjëra të jashtëzakonshme.

Rahoveci, për Rugovën është skuadra e tretë kosovare, ku me parë përveç Prishtinës ka luajtur edhe për Pejën.

Postimi i plotë i KB Rahovecit:

Fisi n’GrapeLand

Përvojë të gjatë në basketbollin kosovar. Sportist brenda e jashtë palestrave. Lojtar i shquar e me ndikim. Të gjitha këto predispozita japin shpresa të mëdha se KB Rahoveci e Fisnik Rugova, së bashku, mund të bëjnë gjëra të jashtëzakonshme.

Fisnik Rugova është 32 vjeçar i gjatë 207 cm dhe luan në pozitën e qendrës. Ai ftohet rregullisht edhe në përfaqësuesen e Kosovës.