SPORT

Firmino arrin shifrën e 50 golave në Ligën Premier, vendos dy rekorde

Roberto Firmino ka shkruar emri me shkronja të arta në historinë e Ligës Premier dhe ekipit të tij, Liverpoolit.

Liverpooli ka fituar në udhëtim ndeshjen ndaj Burnley me rezultat 3-0, e cila ishte e vlefshme për javën e katërt në Ligën Premier.

Goli i tretë u shënua nga sulmuesi brazilian, Firmino, i cili vulosi rezultatin përfundimtar të ndeshjes.

Megjithatë, ky gol pati rëndësi të veçantë për yllin brazilian, pasi arriti në shifrën e 50-të golave në kampionatin anglez.

Me këtë gol, Firmino arrin të vendos emrin në dy rekorde – njëri për Liverpoolin e tjetri në Ligën Premier.

Me golin e 50-të në Ligën Premier, Firmino bëhet braziliani i parë që arrin këtë shifër golash në kampionatin anglez, ndërsa te Reds bëhet lojtari i nëntë me më shumë gola në histori.

Firmino shumë shpejt mund të bëhet lojtari i shtatë me më shumë gola në histori të Liverpoolit, pasi Daniel Sturridge ka po kaq gola në pozitën e tetë dhe Dirky Kuyt me 51 gola në vendin e shtatë. /Telegrafi/

Leave a Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.