Hi Tech

Firefox e bën default opsionin “DNS over encrypted HTTPS

Mbrojtja e privatësisë në Mozilla Firefox së shpejti do ta përfshijë një nga detyrat themelore për çdo browseri të internetit: plotësimin e kërkesës për emrat e domaineve të cilat ndihmojnë gjatë vizitave në sajte. Developeri do ta krijojë “DNS over encrypted HTTPS” me opsion të paracaktuar në fund të shtatorit, raporton Engadget.

Ky veprim do të duhej të mundësojë që shprehitë e përdoruesve për kërkimet online të jenë edhe më private dhe më të sigurta, ndërsa gjasat janë më të vogla që të shfaqen sulmet DNS ose monitorimi i aktivitetit nga ana e faktorëve të jashtëm.

Jo çdo kërkesë do ta përdor HTTPS-në. Mozilla mbështetet në metodën “fallback”, e cila do të kalojë në DNS-në e paracaktuar të sistemit operativ nëse ekziston një nevojë specifike për këtë (siç janë konfigurimet e caktuara të biznesit ose kontrollet prindërore), shkruan KOHA Ditore. Mozilla thekson se ky opsion do ta respektojë zgjedhjen e përdoruesve dhe menaxherëve të IT të cilët duan që funksioni të fiket.

Pritet që mund të kalojë ca kohë deri sa DNS përmes HTTPS-së të vihet në dispozicion gjerësisht. Mozilla do t’i monitorojë problemet potenciale përpara se ta zgjerojë disponueshmërinë e funksionit, dhe nëse gjithçka shkon pa probleme, Firefoxi mund të bëhet zgjedhja kryesore për këdo që insiston në sigurinë maksimale të ueb trafikut të tyre.