Kosova

Finalizohet marrëveshja AAK-PSD, në zgjedhje shkojnë me një listë zgjedhore

Është nënshkruar zyrtarisht marrëveshja për koalicion parazgjedhor në mes kryetarit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj dhe atij të Partisë Social Demokrate, Shpend Ahmetit, shkruan Kosova.info.

Në një komunikatë për media të AAK’së thuhej se i është dhënë mandati kryetarit Ramush Haradinaj që ta zgjeruar koalicionin dhe eventualisht zgjerimin e tij me parti tjera.

“Këshilli Drejtues i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, në mbledhjen e mbajtur sot, e ka votuar marrëveshjen për koalicion parazgjedhor me Partinë Social Demokrate të Kosovës. Njëkohësisht, Këshilli Drejtues i AAK-së, që është organi më i lartë drejtues i Partisë, e ka mandatuar kryetarin e AAK-së, z. Ramush Haradinaj, për diskutime për zgjerimin eventual të Koalicionit parazgjedhor të AAK-së” thuhet në komunikatën e AAK’së

Po ashtu, sot edhe Këshilli drejtues i PSD’së  ka mbajtur një mbledhje në të cilën është marrë vendimi për marrëveshjen e koalicionit koalicionit parazgjedhor me AAK’në.