KULTURË

Filmi Kosovar “Pa vend” nuk arrin të fitojë “Pamën e Artë” në Festivalin e Kanës

Filmi kosovar”Pa vend” i regjisorit Samir Karahoda, fatkeqësisht, nuk ka arritur ta fitojë “Palmën e Artë” në Festivalin e Kanës.

Ndonëse sonte nuk e mori asnjë çmim, ky film kosovar korri sukses duke arritur që të futet në dhjetë filmat pretendentë për çmimin e parë në kategorinë e metrazhit të shkurtër që u përzgjodhën nga komiteti selektues i Festivalit të Kanës nga 3.739 filma nga mbarë bota.

“Pa vend” u mposht nga filmi “TIAN XIA ËU YA (All Croës in the Ëorld)” i regjisorit TANG Yi, i cili mori “Palmën e Artë” në kategorinë filmit të metrazhit të shkurtër.

Filmi “Pa vend” sjell rrëfimin e klubit të ping-pongut nga Prizreni, ‘Lidhja e Prizrenit’, duke sjellë ngjarjen në kontekstin e situatës aktuale. “Pa vend” tregon përpjekjet e dy protagonistëve të udhëhequr nga trajneri i tyre që të mbajnë sportin e ping-pongut gjallë, raporton kk.

Kujtojmë se xhirimet e këtij filmi kanë filluar në muajin shtator të vitit të kaluar dhe është filmi i dytë nga Kosova që arriti këtë sukses.