KULTURË

Filmi “Downton Abbey” bëhet me vazhdim?

Duke pasur parasysh që filmi “Downton Abbey” i ka fituar 185 milionë dollarë në të gjithë botën, me një buxhet prej vetëm 20 milionë dollarësh, nuk është për t’u habitur që ekziston një shans i mirë se së shpejti do ta shohim vazhdimin e tij.

Producenti i filmit, Gareth Neame, ka theksuar se suksesi i filmit të bazuar në serinë me të njëjtin titull ka ngjallur diskutime për vazhdimin, shkruan KOHA iItore.

Image

“Ne flasim për këtë”, tha Neame, duke shtuar: “Jemi në bisedime për një ngjarje të re dhe kur mund ta bëjmë atë. Por është e njëjta gjë si me filmin e parë: Duhet të punojmë shumë për ta bashkuar të gjithë ekipin përsëri. Dhe kjo ishte shumë kërkuese.”

Producenti e pranon se kishin shpresuar për një vazhdim edhe para se të dilte filmi i parë nëpër kinema. Reagimet e publikut i kanë konfirmuar edhe shpresat e tyre, kështu që mund ta presim edhe një udhëtim në Downton Abbey. Është vetëm çështje kohe se kur mund të ndodhë kjo.

Leave a Reply

Your email address will not be published.