Kosova

Fillon trajnimi “Fulbright” për lidership dhe menaxhment për nivelin e lartë të MPJ-së

Akademia Diplomatike e Republikës së Kosovës, me përkrahjen e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë, të hënën ka filluar trajnimin për lidership dhe menaxhment për nivelin e lartë menaxherial, respektivisht për diplomatë dhe zyrtarë të Ministrisë së Punëve të Jashtme (MPJ).

Me rastin  e fillimit të këtij trajnimi, Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë Diplomatike, z.Fatmir Haxholli, theksoi se ky trajnim është i një rëndësie të veçantë pasi që sipas tij, pritet të rrisë performancën e nivelit të lartë drejtues. “Trajnimi do t’i shërbejë përmirësimit të performancës individuale dhe asaj grupore, dhe njëherësh do të ndikojë edhe në rritjen e performancës dhe efikasitetit të MPJ-së”, tha Haxholli.

Trajnimi për lidership dhe menaxhment për nivelin e lartë të MPJ-së, ofrohet nga Specialisti i Fulbright, prof. Dr. Kenneth McDonald, përgjatë tre javëve intensive, për tre grupe të ndryshme pjesëmarrëse nga Ministria. /Kosova.info/