Kosova

Fillon mbledhja e kryesisë së Vetëvendosjes

Në Selinë Qendrore të Lëvizjes Vetëvendosje ka filluar mbledhja e kryesisë e thirrur nga lideri i partisë, Albin Kurti.

Në seli janë parë duke hyrë fytyrat kyçe të partisë, raporton T7 nga vendi i ngjarjes.

Mbledhja e sotme e kryesisë është vazhdim i asaj të djeshmes, e cila mbeti në gjysmë për arsye se Kurti shkoi në kuvend për t’u takuar me të parin e LDK-së.

Sot në kryesi të LV-së do të diskutohet për mandatarin, derisa, për të dërguar propozimin Kurtit iu është dhënë afat nga presidenti Hashim Thaçi vetëm deri në ora 15:00.

Pasdite Kurti do të mbajë takim tjetër për koalicionin me të parin e LDK-së, Isa Mustafën.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.