Kosova

Fillon lëshimin e vulave apostile nga e hëna në Komunën e Pejës

Agjencia e Regjistrimit Civil do të fillojë lëshimin e vulës apostile edhe në Komunën e Pejës.

Përmes një komunikate për medie është bërë e ditur që ceremonia do të mbahet të hënën nga ora 11:00.

“Ministria e Punëve të Brendshme, respektivisht Agjencia e Regjistrimit Civil, fillon lëshimin e vulës apostile dhe verifikuese edhe në Komunën e Pejës. Me këtë rast ju njoftojmë se prezent në këtë ceremoni do të jetë edhe ministri i Ministrisë së Punëve të Brendshme, Agim Veliu”, thuhet në komunikatë. Ceremonia do të mbahet me datën 26.10.2020 ( e hënë ), nga ora 11:00, në Qendrën për Pajisje me Dokumente në Komunën e Pejës.