Kosova

Fillon intervistimi i të dyshuarve nga Prokuroria Speciale për autostradën e Gjilanit

Katër aneks-kontratat për ndërtimin e autostradës Prishtinë-Gjilan-Dheu i Bardhë i janë bashkangjitur hetimit nga organet e drejtësisë. Para disa ditëve ka filluar intervistimi në cilësinë e të dyshuarve i shtatë zyrtarëve që kanë pasur përgjegjësi në këtë proces tenderimi.

Në mesin e tyre, në kallëzimin penal të dorëzuar nga Policia e Kosovës në Prokurorinë Speciale, siç merr vesh gazeta nga burime të Prokurorisë, është edhe sekretari i Ministrisë së Infrastrukturës, Betim Reçica, shkruan sot “Koha Ditore”.

Gjatë hetimit, policia ka gjetur shkelje të ligjit nga ana e Ministrisë së Infrastrukturës në tenderin milionësh për ndërtimin e autostradës së Gjilanit. Shkelje është gjetur edhe në vendimin e fundit të OSHP-së, kur e ka rivlerësuar këtë tender.

“7 persona janë intervistuar në cilësinë e të dyshuarve. Në mesin e të dyshuarve është edhe sekretari i MI-së Betim Reçica. Këta persona kanë qenë anëtarë të dy komisioneve të vlerësimit të tenderëve”, kanë thënë burime të gazetës brenda Prokurorisë.

Shfaq më shumë

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

//dopansearor.com/4/3473483