Kombëtare

Fillon faza e katërt e dezinsektimit në Prishtinë, oraret sipas lagjeve

Sot do të fillojë faza e katërt e dezinsektimit hapësinor në Komunën e Prishtinës.

Duke u bazuar ne këto të dhëna, sivjet do të dezinsektohet një sipërfaqe e përgjithshme prej mbi 6000 hektarë, duke përfshirë edhe zonat rurale ku ka potencial të lartë të zhvillimit të këtyre insekteve.

Sipas komunës, edhe këtë vit do të përdoren preparatet e sigurta të regjistruara për përdorim në vendet e Bashkimit Evropian dhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Dezinsektimi do të bëhet çdo ditë nga ora 20:00 deri në 00:00 në lagjet e caktuara si më poshtë:

27.07.2019: Parku i qytetit, Aktash, Qyteza Pejton, Qendra e qytetit, Lagjja e muhaxherëve, Vellusha ( Blloqet, Shtëpia e pleqëve), Tophane

28.07.2019: Dardania, Lakrishte, Arbëri, Shkabaj, Ulpianë, Zona industriale, Kazerma Adem Jashari

29.07.2019: Prishtina e re (Vetërnik, Qëndresa, Lagjja Nic), Kodra e trimave dhe Vneshtat

30.07.2019: Bregu i Diellit, Lagjja e spitalit, Kalabria, Kolovicë dhe Kolovicë e re

31.07.2019: Tasligje, Velani,Gërmi, Mat, Sofali, Taukbahqe.

01.08.2019: Hajvali, Barilevë, Prugovc, Bërnicë e epërme dhe Bërnicë e poshtme, Besi, Bardhosh, Tenezhdoll, Vranidoll. /Kosova.info/