Kombëtare

Fillon asfaltimi i rrugës Gurrakoc – Klinë, ndalohet qarkullimi i automjeteve

Sot kompania e kontraktuar nga Ministria e Infrastrukturës do të fillojë asfaltimin e rrugës rajonale R104, Gurrakoc (Istog) – Klinë.

Për shkak të këtyre punimeve nga data 8 deri me 12 nëntor 2018, aksi rrugor Gurrakoc – Zallq, do të bllokohet për qarkullim të automjeteve.

Ministria e Infrastrukturës kërkon nga qytetarët që të shmangin lëvizjen gjatë këtyre ditëve në këtë segment. /Kosova.info/