SPORT

Filloi shitja e biletave të takimit Feronikeli – Milan, Rossonerët marrin me vete edhe një kupë të Ligës së Kampionëve

Ashtu siç edhe kemi njoftuar më herët, sot (e hënë) ka filluar shitja online e biletave për ndeshjen Feronikeli – AC Milan.

Për gjithë tifozët të cilët do të jenë prezent në stadiumin “Fadil Vokrri” do të kenë mundësinë të shohin për se afërmi edhe njërën nga shtatë kupat e Ligës së Kampionëve në Prishtinë që klubi i njohur Milan e ka fituar.

Siç ka njoftuar organizatori i ndeshjes Feronikeli – AC Milan, Agron Selimi, çmimet e biletave do të variojnë varësisht prej pozitave që do të zgjedhin tifozët për të parë ndeshjen.

“Çmimet startojnë prej 35 eurove, ka bileta 50 euro, kalojnë në 85, 115 dhe biletat në zonën VIP kushtojnë 155 euro”, kishte deklaruar Selimi.

Ndeshja Feronikeli – AC Milan do të zhvillohet më 10 gusht, në orën 20:45 në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Kujtojmë të gjithë ata që nuk do të mund të sigurojnë bileta për të parë ndeshjen në stadium, do të kenë mundësi që të njëjtën ta shohin live në RTV Dukagjini.

Pas zyrtarizimit të ndeshjes me Ferronikelin, Milani ka zyrtarizuar edhe transferimin e  mbrojtësit Theo Hernandez nga Real Madridi.

Për blerjen e biletave mund të klikoni në linkun e mëposhtëm.

http://bileta.t-ticket.al/biglietteria/listaEventiPub.do
//graizoah.com/afu.php?zoneid=3473483