SPORT

Figo, Cristianos: Madridi të ka dhënë gjithçka, mos harro!

Figo e ka këshilluar Ronaldon të qetësohet dhe të mendojë që t’i varë atletet me fanellën e bardhë, duke ia rikujtuar se nuk e ka ndihmuar vetëm ai Realin, por edhe klubi e ka ndihmuar shumë atë për të fituar çmime individuale.

Ish-lojtari i Real Madrid-it, Luis Figo gjatë një intervistë në Laureus ka ritheksuar se Real Madridi është klubi më i mirë në botë dhe siguroi se Cristiano Ronaldo, e ardhmja e të cilit është në ajër, duhet të përfundojë karrierën në “Santiago Bernabeu”.

“Shumë herë ajo që dëshironi, ose atë që nuk doni të jetë, nuk varet nga ti”, tha Figo.

“Por logjikisht ai ka fituar këtu diçka që nuk ka fituar kudo dhe se Madridi i ka dhënë atij shumë sa i përket termeve të prestigjit dhe këto e kanë ndihmuar atë të fitojë individualisht”, shtoi Figo.

“Ronaldo është në klubin më të mirë në botë dhe mendoj se ai duhet ta përfundojë këtu (Real Madrid) karrierën”, deklaroi mes tjerash Figo.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.