Show Biz

Fifi sqaron se a flet me Luanën, ndërsa vjen edhe reagimi i moderatores

Këngëtarja Filloreta Raçi, e njohur me emrin artistik Fifi, ka qenë pjesë e emisionit të popullarizuar të Luana Vjollcës, “Shiko Kush Luan”.

Ajo është kujdesur për ta argëtuar publikun, si me interpretimet e saja, duke u bërë pjesë e lojërave të ndryshme, por edhe me fragmente të moderimit.

Dhe gjatë kësaj periudhe, Fifi dhe Luana kanë ndërtuar një raport të afërt shoqëror, duke shprehur afeksionin për njëra-tjetrën edhe në ekran edhe në rrjetet sociale.

Megjithatë, lidhur me raportin mes tyre u hodhën dyshime, duke qenë se prezantuesja kishte munguar për ditëlindjen e 27-të të këngëtares, si edhe nuk kishte bërë një urim publik përmes rrjeteve sociale.

Për ta shuar kureshtjen, në sesionin pyetje-përgjigje me fansat në Instagram, një prej tyre e ka pyetur Fifin se a flet me Luanën duke u bazuar pikërisht në mungesën e urimit të saj.

“E kam marrë urimin privat, ajo është e rëndësishme. Jo çdo dashuri duhet të publikohet”, ishte përgjigja e këngëtares, e cila e ka etiketuar Vjollcën, madje duke ia shtuar edhe një simbol të zemrës me këtë ngjyrë.

Nuk ka munguar reagimi i Luanës, e cila e ka shpërndarë këtë postim me mbishkrimin: “Fifi im” dhe e ka shoqëruar me të njëjtin simbol të zemrës.